E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forcohet dollari në këmbim me lekun, euroja humb terren

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me fillimjavën, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.20 pikë dhe këmbehet me 91.16 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.04 pikë dhe këmbehet me 98.69 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti me 0.17 lekë duke u kuotuar në vlerën 118.38 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 105.36 lekë, ose 0.07 lekë më shumë se ditën e hënë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 91.16 +0.20
Euro EUR 98.69 -0.04
Poundi Britanik GBP 118.38 -0.17
Franga Zvicerane CHF 105.36 +0.07
Jeni Japonez (100) JPY 60.43 -0.27
Dollari Australian AUD 60.91 +0.03
Dollari Kanadez CAD 65.91 +0.05
Korona Suedeze SEK 8.65 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.34 0.00
Korona Daneze DKK 13.23 -0.01
SDR SDR 121.51 +0.24
Ari(OZ 1) XAU 249128.89 +271.43
Argjend(OZ 1) XAG 3116.64 +18.73
Juani Kinez (onshore) CNY 12.80 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 12.78 +0.01
Lira Turke TRY 2.66 0.00

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›