E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forcohet dollari në këmbim me lekun, euroja humb terren

TIRANË, 10 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të hënën, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.08 pikë dhe këmbehet me 90.27 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.06 pikë dhe këmbehet me 99.66 lekë.

Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0.14 lekë duke u kuotuar në vlerën 118.22 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 106.50 lekë, ose 0.06 lekë më shumë se në fillim të javës.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 90.27 +0.08
Euro EUR 99.66 -0.06
Poundi Britanik GBP 118.22 +0.14
Franga Zvicerane CHF 106.50 +0.06
Jeni Japonez (100) JPY 63.02 +0.15
Dollari Australian AUD 60.16 +0.13
Dollari Kanadez CAD 66.54 +0.03
Korona Suedeze SEK 8.71 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.37 +0.01
Korona Daneze DKK 13.36 0.00
SDR SDR 121.37 -0.32
Ari(OZ 1) XAU 225973.79 +879.39
Argjend(OZ 1) XAG 2559.15 +21.01
Juani Kinez (onshore) CNY 12.68 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 12.66 -0.01
Lira Turke TRY 2.65 -0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›