Forcohet dollari në këmbim me lekun, euroja humb terren

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të hënën, ndërsa euroja shënoi rënie të lehtë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.22 pikë dhe këmbehet me 90.38 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.03 pikë dhe këmbehet me 99.78 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u forcua me 0.10 lekë duke u kuotuar në vlerën 118.55 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 106.05 lekë, ose 0.11 lekë më pak se në fillim të javës.
| Monedha Kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 90.38 | +0.22 | |
| Euro | EUR | 99.78 | -0.03 | |
| Poundi Britanik | GBP | 118.55 | +0.10 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 106.05 | -0.11 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 61.99 | +0.51 | |
| Dollari Australian | AUD | 60.92 | -0.24 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 66.83 | -0.02 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.77 | -0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.50 | -0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 13.38 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 121.71 | +0.30 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 226304.29 | +926.83 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2562.23 | -18.55 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.69 | +0.01 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.69 | +0.01 | |
| Lira Turke | TRY | 2.66 | +0.01 | |