E Enjte, 5 Nëntor 2026

Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

TIRANË, 11 shtator  /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.08 lekë, krahasuar me ditën e martë, ndërsa monedha europiane zbriti me 0.05 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 90.19 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 99.61 lekë.

Ndërkohë paundi britanik u këmbye me 118.03 lekë ose 0.19 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 106.67 lekë ose 0.17 lekë më shumë se një ditë më parë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 90.19 -0.08
Euro EUR 99.61 -0.05
Poundi Britanik GBP 118.03 -0.19
Franga Zvicerane CHF 106.67 +0.17
Jeni Japonez (100) JPY 63.79 +0.77
Dollari Australian AUD 60.05 -0.11
Dollari Kanadez CAD 66.38 -0.16
Korona Suedeze SEK 8.71 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.35 -0.02
Korona Daneze DKK 13.35 -0.01
SDR SDR 121.31 -0.06
Ari(OZ 1) XAU 227627.84 +1,654.05
Argjend(OZ 1) XAG 2596.94 +37.79
Juani Kinez (onshore) CNY 12.68 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 12.67 +0.01
Lira Turke TRY 2.65 0.00

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›