Ford kërkon falje

Gjiganti automobilistik, ka këkuar falje për reklamën e animuar, që ka bërë për Ford Figo.
Edhepse animacioni, ishte pjesë e stuhisë së mendimeve, lansimi tij në internet, u sjelli shumë kokë çarje, drejtuesve të kompanisë.
Një animacion, që tregon Paris Hilton, duke buzëqeshur me motrat Kardashian, të cilat janë të lidhura në bagazh të makinës, si dhe një tjetër ku shihet ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, duke buzëqeshur ndaj disa vajzave të lidhura, është konsideruar shumë ofenduese.
Një tjetër animacion, paraqet drejtuesin e Formula One Michael Schumacher, duke buzëqeshur ndaj, Sebastian Vettel, Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso, të cilët janë të lidhur në bagazh.
Me këtë reklamë, është dashur të tregohet se sa hapsirë të madhe, ka bagazhi i makinës Ford Figo./Indeksonline/