E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formacionet e mundshme, PSG-Barca, Bayern-Juve

Sot rikthehen në program ethet e Ligës së Kampionëve ku do të zhvillohen 2 supersfida.

Bayern Munchen-Juventus është derbi i gjigandëve evropian që do të zhvillohet në Gjermanii. Juventus po kalon një formë tejet të mirë javëve të fundit, ndërsa javën e fundit fitoj edhe derbin me Inter.

Në anën tjetër, Bayern vije pas një fitore drithëruese me Hamburg ku shënoj 9 gola. Bayern hyn në lojë pa të diskualifikuarin Javi Martinez ndërsa vendin e tij pritet ta zë Luis Gustavo. Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë Mark Clattengurg.

Sfida tjetër e madhe do të jetë në Francë ku PSG e pret Barcelonën e Tito Vilanovës. Të dy skuadrat pritet të jenë me skuadra pothuajse komplete në fushë ndërsa Ibrahimovic do të jetë edhe një herë përball ish skuadrës së tij, tani si lojtar i PSG.

Në fotot në vijim mund të shikoni formacionet e mundshme nga këto dy sfida./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›