E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formacioni i vitit në La Liga

Më shumë se 150 mijë vota kanë zgjedhur formacionin më të mirë të vitit në La Liga. Në një sondazh të hapur në "Marca", është përzegjedhur 11-shja më e mirë e vitit si dhe trajneri më i suksesshëm.

Barcelona ka më së shumti lojtarë në formacion, gjithsejtë katër. Messi, Iniesta, Busquets dhe Jordi Alba janë në formacionin më të mirë. Ronaldo, Ozil dhe Ramos janë përfaqësuesit e Real Madridit.

Portieri më i mirë është votuar Cortouis i Athletico Madridit ndërsa Real Sociedadi përfaqësohet nga Carlos dhe Inigo Martinez. Falcao e kompleton formacionin më të mirë të vitit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›