Formula 1: Fiton Alonso në Kinë

Fernando Alonso është fituesi i Çmimit të Madh të Kinës për këtë sezon. Piloti spanjoll i Ferrarit ka qënë autor i një gare të shkëlqyer duke arritur një fitore shumë të rëndësishme në garën për titull.
Kjo është fitorja e parë sezonale për ish kampionin e Botës, i cili në Shangai la pas Kimi Raikkonen dhe Lewis Hamilton. Ndërkohë kampioni i botës në fuqi, piloti gjerman i Red Bull Sebastian Vettel e përfundoi garën i katërti. /Indeksonline/