E Hënë, 2 Nëntor 2026

Formula 1, Frederic Vasseur rinovon kontratën me Ferrarin

Frederic Vasseur ka rinovuar kontratën e tij me Ferrarin dhe do të vazhdojë si drejtor i ekipit me bazë në Maranello.

Pas javësh me thashetheme dhe dyshime, në prag të Çmimit të Madh të Hungarisë, ekipi italian njoftoi sa vijon në një deklaratë zyrtare:

“Scuderia Ferrari HP ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen, me një kontratë shumëvjeçare, të marrëveshjes së Fred Vasseur, i cili do të vazhdojë si Drejtor i Ekipit për sezonet e ardhshme të Formula 1.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›