E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 Hamilton niset i pari ne cmimin e madh te Kines

Do të jetë Ljuis Hamilton që do të niset I pari në Çmimin e Madh të Kinës në pistën e Shangait. Piloti anglez u tregua më I shpejtë se gjithë të tjerët me makinën e tij Mercedes.
Pas tij do të jetë finlandezi Kimi Raikonen me Lotus, ndërsa një vend të mirë, të tretin, arrin Fernando Alonso me Ferrarin.
Shumë dobët pilotët e Red Bullit, kampionë të botës. I nënti titullmbajtësi Sebastian Fetel, që zgjodhi gomat e forta dhe që do ta bëjë shumë vonë ndalesën e parë.
Sa për Mark Ueberin, ai nuk u kualifikua aspak për shkak të një problemi teknik dhe do të niset nga vendi I fundit.
Çmimi I Madh I Kinës nis në orën 9 të së dielës. Në renditjen e pilotëve kryeson Fetel me 40 pikë I ndjekur nga Raikonen, ndërsa në atë të skuadrave, Red Bull mban vendin e parë duke lënë prapa Lotusin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›