E Hënë, 2 Nëntor 2026

Formula 1, Piastri do të niset i pari në Bahrein

Oscar Piastri ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1 dhe për rrjedhojë do të nisë garën i pari në garën e nesërme në Sakhir.

Piloti australian i McLarenit siguron “Pole Position” dhe pas tij do të niset Russell. Nga radha e dytë do të nisen Leclerc dhe Antonelli.

Verstappen do të niset nga vendi i 7-të, ndërsa Hamilton nga vendi i 9-të. Gara e Çmimit të Madh të Bahreinit do të zhvillohet të dielën në orën 17:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›