Formula 1, Piastri do të niset i pari në Çmimin e Madh të Kinës

McLaren do të niset përpara të gjithëve në Çmimin e Madh të Kinës: Oscar Piastri arriti të sigurojë “pole position” e parë të karrierës së tij (me një kohë rekord piste) me një avantazh prej 82 të mijtash ndaj George Russell, i cili kaloi Lando Norris (+0.152) pikërisht në fazat e fundit të provave zyrtare.
Max Verstappen do të niset nga vendi i katërt, ndërsa rreshti i tretë është i gjithi për Ferrarin me Lewis Hamilton (fitues përpara Piastrit dhe Verstappen në garën Sprint që hapi ditën) 286 të mijta pas Piastrit dhe Charles Leclerc me 380 të mijta.
Gara e Çmimit të Madh të Kinës, etapa e dytë sezonale e kampionatit botëror të Formula 1, do të zhvillohet nesër në orën 8 të mëngjesit.