E Enjte, 5 Nëntor 2026

Formula 1, ja kalendari me 23 gara

Formula 1 për vitin 2021 po përgatitet të bëhet kampionati më i gjatë botëror i zhvilluar ndonjëherë  me 23 Grand Prix. Federata Ndërkombëtare e Automjeteve bëri njoftimin, duke përcaktuar kështu programin provizor për sezonin e ardhshëm.

Hapet në Melbourne, mbyllet në Yas Marina

Sezoni do të startojë më 21 mars në Australi, në Melbourne dhe do të mbyllet më 5 dhjetor në Abu Dhabi, në cirkuitin e Yas Marina. Në kalendar ka disa pika fikse dhe të tjera për t’u përcaktuar si vendi për garën e planifikuar për në 25 prill, e cila do të zëvendësojë GP të Vietnamit. Emërimi i GP të Italisën në 12 shtator në Monza, një javë pas debutimit të Zandvoort për GP të Hollandës dhe më 28 Nëntor GP i parë i Arabisë Saudite, për të cilët pritet miratimi i cirkuiteve. Për GP të Spanjës, në Barcelonë, i planifikuar për në maj, ende nuk ka marrëveshje me organizatorët e pistës. 23 Grand Prix pra paraqesin një rekord absolut në Formula 1.

Kalendari për vitin 2021

21 Mars – GP i Australisë në Melburn

28 Mars – GP i Bahreinit në Sakhir

11 Prill – GP i Kinës në Shanghai

25 Prill (ende nuk është përcaktuar)

9 maj – GP i Spanjës në Barcelonë

23 maj – GP Monako

6 qershor – GP i Azerbajxhanit në Baku

13 qershor – GP i Kanadasë në Montreal

27 qershor – GP i Francës në Le Castellet

4 korrik – GP i Austrisë në Spielberg

18 korrik – GP i Britanisë në Silverstone

1 gusht – GP i Hungarisë në Budapest

29 gusht – GP i Belgjikës në Spa-Francorchamps

5 shtator – GP i Hollandës në Zandvoort

12 Shtator – GP i Italisë në Monza

26 shtator, GP i Rusisë në Soçi

3 tetor, GP i Singaporit

10 tetor – GP i Japonisë në Suzuka

24 tetor – GP i SHBA-së në Austin

31 tetor – GP i Meksikës në Mexico City

14 nëntor – GP i Brazilit në San Paolo

28 nëntor – GP i Arabisë Saudite në Jeddah  

5 dhjetor – Abu Dhabi GP në Yas Marina.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›