Formula 1, nis era e ndryshimeve

Nder ndryshimet me te medha bie ne sy ai i sistemit te pikeve. Fituesi i gares do te marre 12 dhe jo me 10 pike, vendi i dyte 9 dhe jo 8, ndersa vendi i trete 7. Vendet e tjera nga i katerti ne vendin e tete do te marrin pike aq sa ne sezonet e tjera.
Sipas drejtuesve te skuadrave, rritja e diferences se pikeve nga vendi i pare ne vendin e dyte i ben pilotet me ambicioze per te fituar dhe te mos kenaqen me me vendin e dyte. Nje tjeter ndryshim i FOTA-s ka te beje me informimin e publikut me sasine e karburantit perpara startit te gares. Ne kuadrin e kursimeve per shkak te krizes shoqata e skuadrave ka propozuar qe te ulen me 50% testimet dhe te reduktohet perdorimi i galerise se eres.
Per vitin 2010 jane parashikuar ndryshime te tjera qe kane te bejne me shkurtimin e km te gares, maksimumi deri ne 250 km. Gjithashtu, secili pilot do te kete ne dispozicion vetem 8 motore dhe cmimi tavan i cdo motori qe shitet do te jete 8 milione euro. “Nese do te aprovohen nga FIA, keto dy ndryshime, asnje skuader nuk do te largohet nga Formula 1 deri ne 2012”, eshte shprehur Montezemolo.