E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A3, shpallen emrat e 5000 fituesve

Shpallen fituesit e fazës së dytë në universitete. Ministria e Arsimit publikoi dje listat me 5000 maturantët që garuan me anë të formularit A3. Po kështu janë publikuar edhe pikët e fituesit të fundit. Për të marrë zyrtarisht statusin e studentit, kandidatët duhet të paraqiten pranë sekretarive të fakulteteve brenda 5 ditëve. Ata duhet të dorëzojnë dosjen me dokumentet personale. Domosdoshmërisht duhet mjeti i identifikimit, pasaportë ose kartë identiteti, mandatpagesa prej 1600 lekësh, 2 fotografi, si dhe diploma e Maturës Shtetërore. Pavarësisht se kanë mbetur rreth 2000 kuota bosh në universitetet publike, edhe pas plotësimit të formularit A3, autoritet e Arsimit deklarojnë se nuk do të ketë më fazë tjetër të pranimit të të rinjve në universitete. Janë rreth 5500 të rinj të cilëve iu është dhënë mundësia të ulen në auditorë gjatë kësaj faze. Për herë të parë këtë vit, formulari A2 dhe A3 janë plotësuar online. Drejtuesit e Agjencisë Kombëtare të Provimeve e kanë cilësuar mjaft të suksesshme këtë metodë. Sipas tyre janë shmangur abuzimet dhe u është krijuar lehtësi të gjithë maturantëve. Ky sistem do të aplikohet edhe në të ardhmen dhe mbi bazën e tij AKP-ja do të hartojë studime të përvitshme për maturat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›