E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi Ekonomik Boteror fokusi tek Eurozona

Kriza e Eurozonës dhe impakti i saj botëror do të dominojnë bisedimet në Forumin Ekonomik Botëror, i cili nisi punimet ditën e mërkurë.

Kancelarja Angela Merkel do të jetë e para midis liderve shtetërore që do t’i adresohet 2 600 sipërmarrësve dhe biznesmenëve, ndër më të mëdhenjtë në botë, në resortin zviceran malor të Davosit.

Temat e tjera që do të debatohen janë e ardhmja e kapitalizmit, rritja ekonomike e Kinës, rregullatorët shtesë financiarë dhe e ardhmja e protestave popullore kudo në botë.

Forumi, i cili mbahet për të 42-tin vit radhazi, do të grumbullojë 40 krerë Kriza FinanciareTregtia japoneze, me humbje pas 30 vitesh Asnjë marrëveshje Greqi-BE, bursat në rënieKreu i FMN-së paralajmëron rikthimin e 1930-s shtetesh dhe 19 prej 20 guvernatorëve të bankave qëndrore të 20 vendeve më të zhvilluara në botë. Disa qindra sindikalistë, akademikë, sipërmarrës dhe manjatë plotësojnë numrin e pjesëmarrësve.

Forumi 5-ditor nuk do të dalë me rezultate konkrete, por në të shkuarën, përfundimet e tij janë reflektuar dukshëm në politikat ekonomike të muajve në vazhdim. Për ekspertët, me interes pritet ballafaqimi i mendimeve të shumta rreth mënyrës se si duhet të veprojmë shtetet përballë krizës së vendeve të Eurozonës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›