E Diel, 1 Nëntor 2026

Forumi i Biznesit Shqipëri-Japoni hapet porta për investime dhe teknologji

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi sot rëndësinë e Forumit të Biznesit Shqipëri–Japoni, duke e cilësuar si një mundësi kyçe për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja bëri të ditur se ky Forum shërbeu për të krijuar më shumë hapësira për investime, teknologji dhe inovacion nga pala japoneze.

Sipas Ibrahimajt, falë mbështetjes së projekteve të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe interesit të shfaqur nga kompanitë japoneze, po ndërtohen partneritete të reja në disa sektorë strategjikë:

Energji

Infrastrukturë

Mjedis

Teknologji e Avancuar

Ministrja konfirmoi angazhimin e Qeverisë shqiptare për tërheqjen e investitorëve afatgjatë.

“Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar të krijojë kushte konkurruese për investime afatgjata dhe të mbështesë çdo iniciativë që sjell rritje të qëndrueshme dhe standarde më të larta për ekonominë shqiptare,” përfundoi ajo.

Forumi shënon një hap të mëtejshëm në forcimin e lidhjeve ekonomike, duke sjellë ekspertizën dhe inovacionin japonez në tregun shqiptar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›