E Martë, 3 Nëntor 2026

Forumi për Ukrainën, Spiropali: Mbështetja jonë do vijojë deri në çlirimin dhe rimëkëmbjen e saj

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në fjalën e saj në Forumin për Ukrainën në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, përsëriti mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kievit.

Ndërsa kanë kaluar mbi dy vite nga agresioni rus, Spiropali theksoi se mbështetja e Shqipërisë për Ukrainën do vijojë deri në çlirimin e saj, kthimin e rendit ndërkombëtar dhe rindërtimin e vendit.

Sipas kryeparlamentares, lufta e Rusisë në Ukrainë është kërcënim për rendin ndërkombëtar dhe mbart pasoja të paparashikueshme.

“Më lejoni t’iu kujtoj se kam pasur nderin, detyrën të jem përfshirë aktivisht në bashkëpunimin që Kuvendi, qeveria dhe institucione të tjera kanë pasur me Ukrainën dhe me aktivitete në mbështetje të luftës së saj të drejtë dhe dramatike kundër agresionit rus.

Kam qenë dëshmitare e mbështetjes që SHBA ka ofruar për Ukrainën. Shqipëria një nga vendet e para që iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë dhe lka mbështetur nismat e BE-SHBA-NATO dhe komuniteti ndërkombëtar në mbështetje të Ukrainës të gjitha forumet dhe organizatat ndërkombëtare.

Nënvizohet kontributi shqiptar si bashkëpenëmbajtëse e me SHBA gjatë mandatit si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Së bashku me SHBA ishim pjesë e përpjekjeve të çmuara për mbështetjen e Ukrainës dhe dënimin e pushimit rus, dhe rimëkëmbjen e rindërtimit të Ukrainës. Më 8 mars 2022 Kuvendi miratoi rezolutën për mbështetjen për Ukrainën dhe kërkoi ndalimin e pushtimit rus”, deklaroi Spiropali.

Sipas kryeparlamentares, lufta e Rusisë në Ukrainë është kërcënim për rendin ndërkombëtar dhe mbart pasoja të paparashikueshme.

“Mbështetja jonë për Ukrainën do vijojë deri në çlirimin e saj, kthimin e rendit ndërkombëtar dhe në rindërtimin e vendit. Kjo luftë e imponuar nuk është dramë e tragjedi vetëm në atë skaj, por kërcënim për rendin ndërkombëtar me pasoja të paparashikueshme.

Aleanca dhe solidariteti me popullin e Ukrainës është luftë për të mbrojtur qytetërimin tonë të ngritur mbi themelet e lirisë”, përfundoi Spiropali.

Ambasadori i BE në Shqipëri, z. Silvio Gonzato, theksoi se Kuvendi është vendi ku qytetarët ushtrojnë të drejtat e tyre dhe ku japin llogari ata që janë në pushtet ndërsa falenderoi Kryetaren Spiropali që ka hapur dyert. “Dokumentari është i guximshëm, flet për pasojat morale dhe ligjore që sjellin krimet. Filmi na sjell në vemendje shkatërrimin me të cilin po përballen qytetarët”.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, z. Volodymyr Shkurov,  dhe Drejtori Ekzekutiv i IHRFFA, z. Kujtim Çashku falenderuan Kuvendin e Shqipërisë dhe Kryetaren e Kuvendit për mbëhtetjen e vazhdueshme ndaj popullit të Ukrainës.

 “Jam shumë mirënjohës për solidaritetin që ka dhënë Shqipëria.”-nënvizoi z. Shkurov.

Në forum përshëndeten edhe Prof. Theodore S. Orlin, President Nderi i Festivalit, nënvizoi se situata në Ukrainë është mjaft shqetësuese ndërsa theksoi se solidarizohen me popullin ukrainas për tragjedinë. “Jemi në krahun tuaj dhe solidarizohemi për tragjedinë. Kjo luftë është e tmerrshme. Pikëpyetjet vazhdojnë të jenë. Do të mbështesim kombin e Ukrainës, falenderoj të pranishmit dhe në veçanti Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali për fjalët dhe mbështetjen domethënëse.“-tha z. Orlin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›