E Hënë, 2 Nëntor 2026

Foto virale e Trump duke lexuar fjalimin e tij të fitores

Një foto e Donald Trump po bën xhiron e internetit, ku tregon kandidatin republikan duke lexuar fjalimin e tij të fitores përpara se të niset për t’iu drejtuar mbështetësve në Palm Beach, Florida .

Fotoja u postua në rrjetet sociale nga djali i Trump, Eric, pak para se babai i tij të dilte në skenë për të falënderuar popullin amerikan për rizgjedhjen e tij, duke u zotuar se do të ndihmonte “në shërimin e vendit”.

Siç deklaroi republikani, “ne po fitojmë në Michigan, Arizona, Nevada, Alaska”, ndërsa ai vlerësoi se “Amerika na ka dhënë një mandat të paparë dhe të fortë”, ndërsa turma u mblodh në qendrën e kongresit Palm Beach dhe brohoriste.

/vizionplus.tv

pic.twitter.com/yvUyeiubGg

— Eric Trump (@EricTrump) November 6, 2024

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›