E Diel, 1 Nëntor 2026

Fotoalbumi i javës, vizitat e Ramës në Abu-Dabi e Athinë dhe “Paketa e Maleve”

TIRANË, 26 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, ndau sot fotoalbumin e javës, ku evidentoi disa nga takimet më të rëndësishme gjatë javës që lamë pas, si në politikën e jashtme dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike, ashtu edhe tek nismat konkrete për zhvillimin rural.

Kryeministri ndau foto nga vizitat në Abu-Dabi (Abu Dhabi) dhe në Greqi, duke theksuar forcimin e marrëdhënieve strategjike dhe bashkëpunimin me dy shtetet.

Gjithashtu, Rama ndau foto nga prezantimi i “Paketës së Maleve”, që synon të nxisë investimet në zonat malore dhe kthimin e pronave familjare në burime ekonomike.

Po ashtu, kreu i qeverisë ndau foto nga prezantimi i programit “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, i cili synon mbështetjen financiare të bizneseve të vogla dhe të mesme për zgjerim dhe rritje.

Gjatë takimit, në fokus ishte edhe siguria ushqimore dhe përafrimi me standardet e Bashkimit Europian, si pjesë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›