E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotografi nga Marsi i bukur

Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) çdo ditë po prezanton fotografi të bëra nga “Couriosity”, roboti i zbarkuar në Mars.

Imazhet e mrekullueshme tregojnë peisazhe të larmishme dhe spektakolare, me një mal 4 500 metra të lartë në sfond.

Roboti “Couriosity” është duke dërguar çdo ditë imazhe dhe të dhëna të ndryshme shkencore nga planeti më i ngjashëm me Tokën brenda sistemit tonë diellor. Por ky planet ende duhet të eksplorohet dhe robotit i duhet kohë ende, pasi që mund të ec vetëm qindra metra në ditë.

Ky misioni i NASA-s pritet të zgjasë dy vjet, ndërsa amerikanët janë duke punuar që të bëjnë edhe zbarkimin e njeriut të parë në Mars rreth vitit 2020./Kosovapress/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›