E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fotografuan fletën e votimit / Vihet në pranga 37-vjeçari në Sarandë, procedohet penalisht bashkëshortja e tij

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për rastet e fotografimit të fletës së votimit nga qytetarët. Policia njofton se dy bashkëshortë kanë fotografuar fletën e votimit, ndaj si pasojë është proceduar 37-vjeçari (burri) dhe është proceduar në gjendje të lirë bashkëshortja e tij.

Policia është njoftuar për këtë shkelje të ligjit nga një vëzhgues i kësaj qendre votimi, në fshatin Xarrë.

“Komisariati i Policisë Sarandë ka marrë njoftim nga shtetasi O. Sh., vëzhgues në Qendrën e Votimit nr.4731, Xarrë, se dy shtetas kishin fotografuar fletët e votimit dhe më pas kishin dalë jashtë Qendrës së Votimit.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë menjëherë kanë njoftuar prokurorin e gatshëm, për këtë rast. Dy bashkëshortët dhe vëzhguesi janë paraqitur me vullnetin e tyre, në Prokurorinë e Sarandës”, thuhet në njoftim.

Dy bashkëshortët akuzohen për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›