Fotoja e gostise debate te ashpra ne Kuvend

Pas publikimit të fotos, ku shfaqet i dyshuari i vrasjes së komisarit
Dritan Lamaj me krerë të lartë të Policisë së Shtetit, kryetari i
Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm
Flamur Noka, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni
Burgaj dhe Zëvendësdrejtorit të përgjithshëm Kuliçaj.
“Habija Kuliçit famëkeq dhe e deklaratave të Burgajt hileqar janë mishërimi i policisë së shtetit. Dorëheqja nga hetimet është mënyrë e padenjë për të fshehur të vërtetën që duket haptas nga alibia e zëvendësdrejtorit dhe nga deklarata e vetëdiskretituese e drejtorit për ndodhinë. Ndërsa heshtja e Ministrit të Brendshëm është kapaku i një historie që duhet të vazhdojë me dorëheqjen e të treve minimalisht. Kjo trio është mallkimi i policisë së Shtetit, fytyra e tradhtisë së përditshme, Vrasja e LamajtBurgaj: Nuk kompromentohet hetimi Kupola e policisë, gosti me Frrokun Gjykata, burg pa afat vëllezërve Jaku dora e rrënimit të saj, truri i korrupsionit dhe kontrabandës që e ka kapluar, veshi që merr fjalë nga krimi dhe goja që i çon fjalë krimit” shtoi Rama.
Rama ka sulmuar edhe kryeministrin Sali Berisha i cili sipas tij ka dijeni për gjithçka që po ndodh.
Berisha: Ministria e Brendshme do të zbardhë vrasjen
Kryeministri Sali Berisha shmangu komentet direkte për fotografitë ku disa nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit shfaqen me Arben Frrokun, i dyshuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Ajo që bëri Kryeministri ishte mbrojtja e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme në kryerjen e detyrës së tyre pas arrestimit të menjëhershëm tek të dyshuarit për vrasje.
"Për rënien në detyrë të komisarit Dritan Lamaj kam shprehur të gjithë vlerësimin dhe konsideratën time. Një gjë është e sigurtë që policia iu përgjigj flakë për flakë dhe më shpejt se kurrë identifikimit të autorëve të këtij krimi të shëmtuar. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme ka të gjitha mekanizmat për të zbardhur çdo të vërtetë rreth këtij krimi. Ata po punojnë dhe unë kam besim të plotë.E theksoj se Ministria e Brendshme ka të gjitha potencialet për të zbardhur çdo element rreth vrasjes në krye të detyrës të komisarit Dritan Lamaj", tha Berisha.
Keto komente kryeministri Berisha i beri pas homazheve, ku u nderuan ish-punonjësit e Shërbimit Informativ Kombetar, Besnik Hidri dhe Leke Cokaj, të rënë në krye të detyrës ne shkurt te vitit 1997, në Vlorë, në mbrojtje të Institucioneve shtetërore. Ish punonjesit e SHIK-ut u shpallen deshmore ne vitin 2006, ndersa Presidenti i Republikes u ka akorduar medaljen e Shqiponjes se Arte. Perpara homazheve, Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim, larg vemendjes se kamerave edhe me presidentin Bujar Nishani, por nuk ka asnje koment zyrtar rreth çeshtjeve te diskutuara mes tyre.
Debate të ashpra në Kuvend
Publikimi i fotove dhe vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt ka sjellë debate në sallën e Kuvendit, në seancën e sotme plenare.
Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Socialiste shfaqi në Kuvend foton e drejtuesve të policisë me Arben Frrokun, ndërsa theksoi se Kuvendi duhet të kishte mbajtur një minutë heshtje në nderim të Dritan Lamajt.
Ka ndërhyrë kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila i ndërpreu fjalën deputetit Balla, ndërsa u shpreh se opozita duhet të kërkojë falje për akuzat që ka hedhur lidhur me vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Më pas deputeti socialist Sajmir Tahirin kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Flamur Noka. Ky i fundit ka reaguar duke u shpreh se "nëse do të merresha me fotot tuaja, juve do t'ju duhet të linit Parlamentin".
"Deputeti Tahiri ka darkuar me të akuzuarin për vrasjen e kryekomisar Lamajt. Ndërkohë që deputeti Balla është i lidhur me krimin dhe trafikun", u shpreh Noka, i cili kërkoi që të mos krijohen pengesa në hetimet për këtë vrasje.
Noka: Fotot nuk cënojnë hetimin
Pas publikimit të fotove ku biznesmeni Arben Frroku, i dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, shfaqet i ulur në tryezë me kupolën e Policisë së Shtetit, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Flamur Noka. Sipas tij, fotot nuk përbëjnë problem për hetimet dhe paralajmëroi se shumë shpejt do të dalin detaje të reja që do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjes.
“Hetimet po shkojnë shumë mirë. Çdo insinuatë për foton nuk krijon problem për hetimet. Dua që të fokusohemi tek ngjarja. Sa i përket lidhjeve të zotit Frroku me politikën do i bëjmë shpejt gjërat me dije që do ndryshojë orientim rrjedhën ngjarjes”, tha Noka pas zhvillimit të homazheve në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, për dëshmorët e Atdheut Besnik Hidri dhe Leka Qokaj, dy ish-oficerët e SHIK që ranë në krye të detyrës, për mbrojtjen e institucioneve shtetëror, në Vlorë.