E Martë, 3 Nëntor 2026

Fotoja familjare e samitit, Rama dhe Zelensky vendosen në qendër, krah tyre Osmani dhe Vuçiç

Punimet e samitit për Ukrainën në Tiranë janë mbyllur dhe liderët pjesëmarrës janë bashkuar për të shkrepur foton familjare.

Kryeministri Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy janë në qendër të fotos, ndërsa Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani u rreshtua krahë Ramës, me Vuçiç që u vendos krahë Zelenskyt.

Pas fotos familjare liderët janë futur sërish brenda ambienteve të Pallatit të Kongreseve. Në vijim Rama dhe Zelensky pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›