E Diel, 1 Nëntor 2026

Fotoja tronditëse/Boston: Martin është duke ndjekur garën, atentatori pas shpatullave të tij

125423659-9c966eba-2df6-4b01-af6f-b9d388d08ffeFotoja është një goditje në zemër. Martin, fëmija 8 vjeccar që ishte viktima më e vogël e masakrës në Boston, është duke ndjekur garën pranë familjarëve. Pas krahëve të tij, me një kapele të bardhë është njëri nga atentatorët e zbukuar nga FBI, që tani është në arrati. Ndërkohë forcat e rendit në periferi të qytetit. Terroristi, i etiketuar si i dyshuari 1, vdiq në spital, ndërkohë që një polic mbeti i vdekur nga shkëmbimi i zjarrit në kampusin e të famshmit universitet MIT. Policia ka paralajmëruar se i dyshuari i dytë është i armatosur dhe i rrezikshëm. Associated Press raporton se të dyshuarit janë nga një rajon rus pranë Çeçenisë. Ata kishin më shumë se një vit në SHBA. Kurse NBC ka raportuar se të dy janë vëllezër. Qyteti i Bostonit është i izoluar. Policia u ka bërë me dije banorëve se terroristi i dytë mund të qëllojë këdo, ndaj duhet të mbajnë dyert e mbyllura. I gjithë transporti publik është pezulluar, ndërsa oficerët e policisë po bëjnë kontrolle të imtësishme. Një gjueti e paparë ka nisur për të dyshuarin 2.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›