E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Fqinjët”/ Nis edicioni i dytë i “Tirana Gate 2022” në Muzeun Historik Kombëtar

Diskutime dhe tematika të ndryshme rreth letërsisë do ta kthejnë Tiranën në një atdhe letrar, e cila do të mirëpresë shumë shkrimtarë të mirënjohur që vijnë kryesisht nga Ballkani, por gjithashtu edhe shkrimtarë, përkthyes e personalitete nga arti shqiptar.

Edicioni i dytë i Festivalit Letrar Ndërkombëtar të Rinjve “Tirana Gate 2022” ngre siparin këtë të mërkurë në Muzeun Historik Kombëtar, me temën e përzgjedhur “Fqinjët”.

Festivali i sivjetëm do të solidarizohet me Ukrainën, duke sjellë disa autorë përmes krijimtarisë së tyre, autorë prezentë në festival, por gjithashtu edhe përmes videomesazheve.

Letërsia shërben si urë komunikimi mes popujve. Por si perceptohet mesazhi universal i letërsisë nga shkrimtari Drago Jancar?

Festivali është një projekt i realizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit në kuadër të projektit rajonal READ,  i mbështetur nga Bashkimi Europian.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›