E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Franca, Deschamps: Cilësia dhe karakteri nuk mjaftuan

Trajneri i Francës, Didier Deschamps foli për TF1 pas humbjes kundër Argjentinës në finalen e Kupës së Botës: “Kjo na jep edhe më shumë keqardhje, nëse do të kishim pranuar 3-0 nuk do të kishim asgjë për të thënë. Nuk bëmë gjërat e duhura për një orë.Pastaj me shumë kurajo, energji dhe kualitet e çuam Argjentinën deri në kufi. Pas kësaj, çfarë luajtëm? Nuk bëmë gjithçka ashtu siç duhej, por si në këtë Botëror kishte zemër dhe energji”.

“Kur prekim diçka dhe na ikën, është edhe më e vështire për tu tretur. Ashtu është, duhet ta pranosh. Nëse kam bërë ndryshime kaq shpejt, ishte sepse nuk isha i kënaqur dhe isha i bindur se mund të bënim më mirë. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që lojtarët që u larguan ishin më shumë fajtorë se të tjerët. Nuk i kishim të gjitha forcat për arsye të ndryshme, nuk do të hyj në shpjegime. Ne përmbysëm një situatë shumë të kompromentuar falë cilësisë dhe karakterit, por nuk ishte mjaftueshëm”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›