Franca: Paketa e re e ndihmës për Greqinë, gati në shtator

Këtë deklaratë e bëri sot ministri francez i Financave, Fransua Baroin. “Javët e ardhshme do të fillojmë diskutimin për planin e ardhshëm të mbështetjes për Greqinë. Duhet të jetë gati për në shtator”, u shpreh ai për radio “Europe 1”.
Për hartimin e këtij plani shpëtimi, që pritet të jetë rreth njëqind miliardë euro ndihmë për Greqinë deri në vitin 2014, ministri theksoi qartë nevojën për “masa të fuqishme nga pala greke në uljen e deficitit dhe për një përpjekjeje të përbashkët me sektorin privat në bazë vullnetare”.
“Ne jemi duke e përpunuar planin, është propozuar një model francez. Në fakt është një sistem rotacioni, që do të thotë se pas maturimit të borxhit do të diskutohet për një datë tjetër me kreditorët privatë që janë bankat, kompanitë e sigurimeve apo fondet e investimeve. Rreth kësaj ne duam të punojmë dhe do të diskutojmë me gjermanët, dhe për këtë kemi disa javë kohë”, tha Baroin.
/Start/
2011-07-06 14:22