E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca aprovon vaksinen pa ndihmes

Autoritetet shendetesore franceze kane aprovuar tregtimin e nje vaksine kunder gripit te derrit pa ndihmes, nje version i konsideruar me i sigurte nga disa vende.

Lajmin e ka bere te ditur shtepia framaceutike “Sanofi Pasteur”.

Nje ndihmes eshte nje perberes kimik qe forcon imunitetin e organizmit, por prezenca e ketij (e nxjerre nga melcia e peshkaqenit), ka shkaktuar efekte anesore ne disa raste.

Edhe pse Organizata Boterore e Shendetesise siguron se te gjithe tipat e vaksines kunder gripit A jane te sigurta, shume vende kane vendosur qe per femijet te perdoret medikamenti pa kete perberes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›