E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca dhe Arabia Saudite, thirrje Iranit të rifillojë bashkëpunimin me agjencinë e energjisë atomike

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Princi i Kurorës saudit Mohammed bin Salman (MBS) kanë theksuar nevojën për të arritur një zgjidhje të negociuar lidhur me Iranin, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar sigurinë rajonale, thuhet në një deklaratë të përbashkët pas takimit të tyre në Paris.

Dy liderët ristresuan angazhimin e tyre për një zgjidhje diplomatike që “garanton karakterin paqësor të programit bërthamor iranian”.

Në këtë kuadër, ata i bënë thirrje Iranit të rifillojë bashkëpunimin e plotë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Deklarata dënoi gjithashtu sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit dhe kërkoi rivendosjen e navigimit në këtë rrugë ujore në gjendjen e saj normale, siç ishte përpara se SHBA dhe Izraeli të sulmonin Iranin më 28 shkurt.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›