Franca, e “frikshme” me Mbappe/ Tahiri: Janë mes favoritëve kryesorë për trofeun

Franca po konfirmohet si një nga skuadrat më bindëse të Kupës së Botës, duke shfaqur formë të shkëlqyer dhe një potencial të madh në të gjitha repartet.
Performancat e “Gjelave”, të udhëhequr nga Kylian Mbappe, i kanë bërë ata një nga pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut.
I ftuar në emisionin “Futboll Jo Soccer” në ABC News, trajneri Ermal Tahiri vlerësoi nivelin e lartë të skuadrës franceze.
“Janë bërë një grup që kanë fituar një besim. Janë shumë në formë. Kanë lojtarë të shpejtë dhe lidhen shumë mirë me njëri-tjetrin”, u shpreh Tahiri.
Ai shtoi se grupi ka krijuar një identitet të fortë dhe besim të madh në vetvete.