E Enjte, 5 Nëntor 2026

Franca gjobit google, gjiganti i internetit

Franca ka gjobitur me 1.1 milionë euro Google për keqinformim të konsumatorëve me klasifikimin e hoteleve dhe resorteve turistike.

Një investigim i vitit 2019 i Entit francez për Konsumatorët dhe Ministrisë së Financave zbuloi se gjiganti i teknologjisë ishte fajtor për “praktika komerciale keqinformuese”.

Degët e Google në Irlandë dhe Francë kanë pranuar të paguajnë gjobën në kuadër të një marrëveshjeje, pas aprovimit nga prokuroria, njofton euronews.albania.

Menjëherë më pas të dyja degët kanë ndryshuar praktikat e tyre, thuhet në një komunikatë.

Drejtoria e përgjithshme për konkurrencën, konsumin dhe kontrollin e shkeljeve kishte nisur një hetim mbi Google që në shtator të vitit 2019, pas ankesave të bëra nga hotelet.

Bizneset kishin argumentuar se përshkrimi i rreth 7.500 hoteleve në motorin e kërkimit të Google nuk kishte qenë i drejtë krahasuar me klasifikimin zyrtar të Agjencisë franceze për Zhvillimin e Turizmit.

Nga hetimi rezultoi se Google kishte zëvendësuar renditjen e agjencisë franceze me kriteret e saj, por kishte përdorur një sistem identik me 1 deri në 5 yje, që kishte rezultuar konfuz për klientët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›