E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca kercenon qeverine siriane


Franca paralajmëroi sot Sirinë për "pasoja të padëshiruara", nëse do të vazhdojë të pengojë mbajtjen e protestave demokratike kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Reagimi erdhi pasi mediat franceze transmetuan një sekuencë ku një grup të rinjsh sulmoi dhe prishi një manifestim paqësor të disa qindra emigrantëve në Paris. Grupi i agresorëve besohet të ketë lidhje me Shërbimet e Fshehta Siriane.

"Amnesty International" ka kritikuar vazhdimisht në raportet e saj sjelljen e Damaskut dhe fushatat e tij të frikësimit ndaj qytetarëve, brenda apo jashtë territorit të vendit.

Pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar mbi regjimin e al-Assadit, Rusia vazhdon të mbetet një aleate e afërt me regjimin.

Moska informoi më parë gjatë ditës se ka ndërmend të vendosë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kundër një rezolute që dënon sjelljen e Sirisë në shtypjen e protestave demokratike në vend.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 2 700 persona janë vrarë nga forcat qeveritare gjatë muajve të fundit, pas revoltave që përfshinë vendin gjatë "Pranverës Arabe".
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Hije skandali për makinat e vjetra
Ligji u miratua pasi u ngritën fabrikat e çmontimit
Financimi i universiteteve private
Heqja e TVSH-së për ushqimet
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
KESH çkyç biznesin e madh

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›