Franca njofton të përshpejtojë zgjerimin e energjisë bërthamore, parashikohet ndërtimi i 6 centraleve të reja

Franca planifikon të rrisë prodhimin e energjisë bërthamore, e cila tashmë siguron rreth dy të tretat e furnizimit me energji elektrike të vendit, deri në vitin 2030, deklaroi sot kryeministri Sébastien Lecornu.
Strategjia e re për furnizimin me energji parashikon ndërtimin e gjashtë centraleve të reja bërthamore nga viti 2038 dhe mundësinë për të ndërtuar edhe tetë të tjera.Për të mbajtur të gjitha 57 centralet ekzistuese bërthamore në rrjet, plani parashikon zgjatjen e jetës së tyre të shërbimit deri në 50 ose 60 vjet. Kjo do të thotë se planet për mbylljen e centralëve më të vjetër, të parashikuara në planin e mëparshëm shumëvjeçar, nuk do të zbatohen.
Franca është prodhuesi i dytë më i madh bërthamor në botë pas SHBA-së dhe eksporton energji elektrike të prodhuar nga centralet bërthamore në disa vende fqinje.
Versioni i ri i strategjisë energjetike franceze ishte vonuar për vite të tëra për shkak të një mosmarrëveshjeje politike mbi drejtimin e saj. Konservatorët dhe e djathta synojnë të përqendrohen te energjia bërthamore, ndërsa e majta dhe ekologjistët kërkojnë investime më të mëdha në energji të rinovueshme.