Franca reagon e shokuar pas padise kunder kreut te FMN-se Strauss-Kahn ne Nju Jork

Strauss-Kahn Ai ndodhet ne arrest ne policine e Nju Jorkut pasi te shtunen pasdite 14.05.2011 pak minuta para nisjes se avionit te tij te Air-France ai u arrestua nga dedektivet e doganes. Nje pastruese e dhomes se hotelit te Strauss-Kahn njoftoi permes nje telefonate emergjence policine pasi sipas deshmise se saj ajo mundi t i shpetonte nje sulmi te dhunshem seksual te francezit 62 vjecar. Socialisti Strauss-Kahn konsiderohet si favorit dhe rivali me i forte i Nicolas Sarkozy-se ne zgjedhjet e ardheshme presidenciale ne France.
Titujt e dy gazetave te medha franceze te se dieles kontrastojne si asnjehere tjeter bdquoLe Parisien -Aujourdhui en France boton nje sondazh te madh me titullin Dominique Strauss-Kahn i preferuari i francezeve. bdquoLe Journal du Dimanche ne te kundert kish marre nje sinjal nga Nju Jorku dhe ne mes te nates ia doli qe ta ripunoje faqen e pare te gazetes duke botuar kroniken per arrestimin e shefit te FMN-se.
Socialistet reagojne me tone te permbajtura
Politikanet franceze gjate paradites 15.5.2011 me shume ngadale arriten ta kapercejne nje lloj gjendjeje shokimi. Njeriu qe donte te sfidonte Nicolas Sarkozy-ne ne zgjedhjet presidenciale pas nje viti te jete nje perdhunues Seacutegolegravene Royal e cila gjithashtu do te kandidoje per socialistet ne garen paraelektorale ne nje interviste radiofonike te planifikuar prej kohesh dha deklaraten se nuk do te prononcohet tani per tani lidhur me kete rast. bdquoAshtu si cdo qytetar Dominique Strauss-Kahn ka te drejten e prezumimit te pafajesise per aq kohe sa nuk ka deshmi. Une bashkohem me shqetesimin me te cilin duhet te perballet tani familja e tij dhe ai vet.
Tek socialistet duket tani te jete hedhur parrulla Kjo qe tregohet nuk perputhet me nje person si ai. Te gjithe e perseritin kete madje edhe kundershtari i tij ish-deputeti socialist Jean-Marie Bockel nga Strazburgu bdquoKjo nuk perputhet me tipin e tij. Si avokat qe jam sot nuk mund te them me shume se kaq.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dominique Strauss-Kahn gjate arrestimit ne Nju Jork me 14.05.2011
Sfidanti i Sarkozy-se ne garen presidenciale i shtang francezet
Muajt e shkuar Dominique Strauss-Kahn ose DSK sic e shkurtojne emrin e tij mediat franceze kryeson ne sondazhe. Vitin e ardhshem ai me siguri do ta largoje Nicolas Sarkozy-ne nga pallati Elyseacutee mendohet. Madje kjo mund te mbetet keshtu edhe pas arrestimit te tij ne Nju Jork thote eksperti i sondazheve me opinionin i cili ka kryer anketimin per gazeten bdquoLe Parisien. Si te vetmit ne Evrope thote ai francezet bejne dallimin mes jetes private dhe politikes. E megjithate kesaj here duket te jete e pamundur te ndodhe keshtu te pakten nese degjon njerezit nga Sarcelles vendi ku ai ka qene kryebashkiak.
Qytetare bdquoUne jam i befasuar dhe i shokuar. bdquoDominique Strauss Kahn ka qene i njohur ne Sarcelles. Kjo eshte shume e rende dhe turp. bdquoUne e konsideroj kete shokuese si per Francen e madje ashtu edhe per Evropen. bdquoNga te gjitha ato qe kemi degjuar per Berlusconi-in edhe kjo mund te jete e mundshme.
Gazetaret nga ana tjeter terheqin vemendjen per hetimet e FMN-se ne vitin 2008 kur DSK pati nje afere me nje bashkepunetore. Ekstremistja e djathte Marine Le Pen e cila vitin e ardhshem mund te dale ne balotazh me DSK-ne thumboi se te gjithe gazetaret kane pasur dijeni per aferat e kandidatit socialist me grate.
Autor Johannes Duchrow / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Auron Dodi