E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franccedilesku Hapini zemren Jezusit

Papa Françesku udhëhoqi meshën e shenjtë dhe festimet e Pashkëve, të parat për të që prej zgjedhjes në krye të Vatikanit, ne 13 mars.

Ati i Shenjtë, së shpejti do të nisë edhe fjalimin e njohur si “Urbi et Orbi”, duke uruar Pashkët nga sheshi i Shën Pjetrit në të gjithë gjuhët e botës, përfshirë në shqip.

Pashka, dita që përkujton Ringjalljen e Krishtit pas kryqëzimit të tij, është festa më e rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.

Në fjalën e tij, mbajtur në meshën e mëngjesit, Papa Françesku i apeloi mosbesimtarëve që të hapin zemrën ndaj Zotit, ndërsa i bëri thirrje katolikëve që të hedhin një hap më shumë pranë të Plotfuqishmit.

”Ngjitja e Jezusit në qiell le të hyjë në jetën tuaj. Mirëpriteni atë si një mik dhe besoni se ai është vetë jeta. Nëse e keni mbajtur deri tani larg, hapeni zemrën dhe bëheni pjesë të jetës suaj”, apeloi Papa Françesku, i pari papë jezuit dhe argjentinas, në historinë e Selisë së Shenjtë.

”Të jeni të sigurt, që nëse e bëni këtë, Jezusi do t’iu presë krahëhapur”.

Ra në sy fakti se shërbesa e mëngjesit ishte më e shkurtër se zakonisht, për shkak të preferencave të vetë Françeskut, për ceremoni më të shkurtra dhe më pak formale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›