E Diel, 1 Nëntor 2026

France 1 500 pika karburanti mbesin pa lende djegese

Bllokada e rafinerive ka hyre tashme ne diten e shtate. Te gjithe te prekurit nga mungesa e lendeve djegese megjithe veshtiresite mbeshtesin grevat e sindikatave.

Shoferet e kamioneve jane grupi i fundit qe i bashkohet grevave te punetoreve franceze ne kundershtim te planit te qeverise per te reformuar sistemin e pensioneve.

Ata ndermoren protesta te ndryshme gjate nates se kaluar mes te cilave edhe ecja me shpejtesi te ulet ne autostradat afer Liles Parisit dhe Lionit. Kjo shkaktoi kaos ne keto autostrada.

Reforma e pensioneve parashikon qe mosha e pensionimit te rritet nga 60 ne 62 vjec per kategorite e pensionit minimal dhe nga 65 ne 67 per kategorite e pensionit maksimal.

Nje tjeter dite protestash eshte planifikuar per te marten. Senati do te votoje ndryshimet ne sistemin e pensioneve te merkuren./F.Prroni/

2010-10-18 1652

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›