E Diel, 1 Nëntor 2026

Francë/ Një zjarr në Universitetin e Rouenit shkakton dëme të mëdha

Një zjarr shkatërroi fasadën dhe një pjesë të madhe të çatisë së një ndërtese në Universitetin e Rouenit, sot herët në mëngjes, tha prefektura, sipas gazetës franceze ”Le Figaro”.

Zjarri kryesor u shua rreth orës 04:30, por zjarret dytësore ende janë në fasadë.

Pesëdhjetë zjarrfikës dhe 30 automjete u vunë në lëvizje për shuarjen e flakëve.

“Zjarrfikësit u thirrën këtë mëngjes, pak pas orës 02:30 për një zjarr në Fakultetin e Arteve”, shpjegoi i njëjti burim, duke konfirmuar një raport nga RTL.

”Një hetim është hapur për të identifikuar shkakun e zjarrit”, sipas prefekturës së Seine-Maritime

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›