E Shtunë, 31 Tetor 2026

France Senati miraton martesat gay

Senati francez, njohur ndryshe si Dhoma e Lartë e parlamentit vendas, miratoi ligjin e shumëpërfolur në vend që u jep të drejtë cifteve homoseksuale të martohen dhe adoptojnë fëmijë.

Më parë ligji ishte miratuar edhe nga Dhoma e Ulët. Megjithatë, që të hyjë plotësisht në fuqi, ligjit i duhet të kalojë për rishikim në të dyja dhomat e parlamentit francez. Datat e rishikimit mbeten për t’u përcaktuar, ndërsa opinioni vendas është përcarë në këtë temë. Ministri i Familjes, Dominique Berinotti deklaroi për televizionet vendase se vota “pro” e Senatit ishte një “fitore e bukur”. Legalizimi i martesave për ciftet homoseksuale dhe dhënia e së drejtës së adoptimit të fëmijëve për ta ishte një prej premtimeve elektorale të presidentit Francios Hollande gjatë fushatës kundër ish-presidentit Sarkozy.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›