E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë: Vetëvritet një 9-vjeçare

Vetëvrasja e një 9-vjeçareje ka tronditur opinionin publik në Francë. Vajza e cila vuante nga sëmundja e diabetit i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e dhomës së gjumit në katin e 5 të një pallati.
9 vjeçarja, e identifikuar si Lalita, duhet të ndiqte një dietë të rreptë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe ishte e detyruar të merrte injeksione insuline.
Fqinjët e tronditur, miqtë, vendosën kurora dhe buqeta me lule në shtëpinë e fëmijës, në një apartament në periferi të Lyon, qyteti i tretë më i madh i Francës.
Për prindërit e vajzës dhe fëmijët në shkollën e saj është ofruar këshillimi psikologjik .
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›