E Shtunë, 31 Tetor 2026

France akuza per indiference ne Tunizi

Qeveria franceze është akuzuar nga partia socialiste në opozitë për një indiferencë të turpshme, e cila ndihmoi në përshkallëzimin e situatës kritike në ish-protektoratin e Tunizisë, raportoi Agjensia Franceze e Lajmeve “AFP”.

Udhëheqësi i partisë më të madhe të opozitës, Martine Aubry, deklaroi se mungesa e një dënimi publik të ngjarjeve në Tunizi nga ana e Parisit, ndihmoi ish-presidentin Ben Ali të përforconte pozitat e regjimit të tij autoritar.

Një ditë më parë, Ministrja e Jashtme Michele Alliot-Marie mbrojti politikën franceze në rajon. Sipas analistëve, Franca është treguar shumë dashamirëse ndaj Ben Ali-së, një aleat i rëndësishëm ekonomik dhe luftues i militantëve islamikë.

Parisi refuzoi të priste avionin presidencial, në arratisjen e tij të përpara disa ditëve, në atë që u konsiderua si një tentativë e qeverisë për të ndrequr situatën në minutën e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›