France betohet kryeministri i ri

Jean-Marc Ayrault u betua ditën e mërkurë si kryeministri i ri i Francës, një ditë pasi Francois Hollande nisi zyrtarisht detyrën e tij si president.
Ayrault, një aleat i vjetër i Hollande, mori çelësat e zyrës së pallatit Matigon nga kryeministri në largim, Francois Fillon, që e mirëpriti me një ceremoni të thjeshtë zyrtare.
Nga ana e tij, shtypi francez është përqendruar në faktin se liderja e partisë socialiste, Martine Aubry, ka refuzuar të bëhet pjesë e kabinetit, duke mos pranuar që të drejtojë “Superministrinë”, të njohur ndryshe si ministri pa portofol.
Sipas burimeve pranë saj, Aubry konsideron si të vetmen detyrë të përshtatshme për të atë të kryeministres.
61-vjeçarja konsiderohej si rivalja kryesore e kryeministrit të ri, ndërsa kryesocialistja sfidoi edhe Hollande në luftën brenda partisë për të fituar emërimin si kandidat për president.
Tashmë pritet me interes mësimi i kabintetit të ri qeveritar të Francës. Kryeministri Ayrault pritet të japë detaje rreth qeverisë së tij më vonë gjatë të mërkurës, por ka specifikuar se gjysma e posteve ministrore do të mbahen nga gratë.