E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, fillon procesi i votimit për turin e dytë të presidencialeve

PARIS - Francezët filluan sot të votojnë në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale për të cilat socialisti, François Hollande është favorit, përballë presindentit konservator në ikje, Nicolas Sarkozy.

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 (06:00 GMT) dhe do të mbyllen në qytetet e mëdha në orën 20:00 (18:00 GMT), orë në të cilën do të publikohen rezultatet para nga institutet e sondazheve.

Rreth 46 milionë zgjedhës do të thirren të votojnë për të vendosur se cili do të jetë presidenti i Francës për pesë vitet e ardhshme.
Renditur në krye në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 22 prill me 28,63 për qind të votave kundër 27,18 për qind për Nicolas Sarkozy, François Hollande është që prej disa muajsh favorit për këto zgjedhje të organizuara në sfondin e krizës dhe papunësisë rekord.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›