Francë, gjashtë femra dënohen për mbatje të ferexhesë

Ministri i brendshëm i Francës ka bërë të ditur se që nga prilli, kur ka hyrë në efekt ligji që ndalon mbulimin e tërësishëm me ferexhe islamike, vetëm gjashtë femra janë dënuar dhe gjobitur.
Klaud Zhantë tha në një intervistë për të përditshmen “Le Monde” se asnjë prej këtyre femrave nuk i është marrë nënshtetësia, një tjetër dënim që e parashikon ligji.
Ndërkohë përkrahësit thonë se ligji ka për qëllim sigurimin e vlerave laike të Francës dhe të barazisë gjinore, si dhe të luftojnë islamin radikal.