France i riu hap zjarr ne mes te rruges

Një adoleshent ka hapur zjarr në rrugët e një qyteze në Francë, duke vrarë tre persona të zgjedhur rastësisht dhe plagosur një të katërt në kokë.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytezën e Provencës, rreth 20 kilometra në perëndim të Marsejës, bëjnë të ditur agjencitë franceze të lajmeve. Sipas burimeve, autori i sulmit njihet për preçedentë të mëparshëm penalë dhe armëmbajtje, ndërkohë që dyshohet edhe për probleme mendore. I riu 19-vjeçar është arrestuar nga policia në afërsi të vendit të masakrës dhe sipas burimeve ka deklaruar se është anëtar i Al Kaedës. Ndërkohë, në një gropë është gjetur edhe një kallashnikov, me të cilin dyshohet të jetë kryer masakra që ka tronditur qytetin e vogël. Një nga viktimat ka vdekur teksa po drejtonte automjetin përkatës, ndërsa dy të tjerët ishin kalimtarë të rastit. Ministri i Brendshëm francez, Manuel Valls, para se të shkonte në vendin e ngjarjes deklaroi: “Mesa duket vrasësi kishte një armë të kalibrit të madh. Kjo është shumë shqetësuese dhe ngre sërish problemin e armëve në qarkullim”.