E Shtunë, 31 Tetor 2026

France miratohet reforma ne sistemin e pensioneve

Ligji perballet akoma me kundershti legale para se Presidenti Nikolas Sarkozi ta firmose ate muajin tjeter.

Teksa protestat kane humbur shume nga fuqia e tyre nje dite tjeter aksioni eshte shpallur per te enjten. Zyrtaret ajrore thone se gjysma e fluturimeve ne aeroportin e Parist Orly jane anuluar po ashtu edhe 30 per qind e fluturimeve ne aeroportet e tjera te vendit. Lideret e sindikatave thone se do te vazhdojne protestat edhe ne rruge te tjera.

Ndersa Presidenti Sarkozi tha se shpreson qe votimi i sotem do te shuaje cdo deshire per konfrontim. Pritet qe ai te firmose ligjin i cili parashikon rritjen e moshes minimale te daljes ne pension nga 60 ne 62 vjec nga gjysma e nentorit.

Sondazhet tregojne se popullariteti i Sarkozise ka kapur rekordet me te uleta nen 30 per qind vetem 18 muaj para zgjedhjeve te ardhshme presidenciale./Start/Fatjon Prroni/

2010-10-27 2217

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›