E Shtunë, 31 Tetor 2026

France perplaset helikopteri viktima

Një helikopter i prodhuar për ushtrinë shqiptare është rrëzuar në një zonë malore në Provence, në juglindje të Francës, ku si pasojë gjashtë persona kanë mbetur të vrarë.

Lajmin e bën të ditur stacioni radiofonik Europe 1, sipas të cilit në momentin e përplasjes helikopteri tip "Cougar" po ndiqej nga një helikopter i dytë.

Mjeti fluturues humbi kontaktet me kullën e kontrollit rreth orës 13:40 dhe pak minuta më pas u përplas në Verdon Gorge, një zonë popullore për alpinistët.

Helikopteri i markës "Cougar" i përkiste kompanistë së aviacionit “Eurocopter” dhe ndodhej në një test ku merrnin pjesë pilotë dhe inxhinjerë. Hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Zjarrëvikës dhe një grup alpinistësh mundën të arrinin në zonën e përplasjes, ndërsa një helikopter mjekësor u nis, por nga përplasja askush nuk kishte mundur të mbijetonte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›