France, rikthehet alarmi nga moti i keq

Pas pak ditesh pushim, ne France eshte kthyer moti i keq me pasoje per levizjet e qytetareve me rastin e festes se Krishtlindjeve.
Reshjet e debores kane filluar sot dhe pritet te vazhdojne edhe neser, gje qe ka detyruar autoritetet te ngrene alarmin ne nivelin “portokalli”. Gjithashtu, ato u kane bere thirrje drejtuesve te makinave qe te shmangin trafikun ne rruget dytesore, ku trashesia e debores mund te arrije ne 2 centimetra. Nderkohe, ne Alpe parashikohen erera te forta te shoqeruara nga rreziku per orteqe, ndersa ne jug te ishullit te Korsikes shira te dendura.