E Shtunë, 31 Tetor 2026

France tragjedi ne Malin e Bardhe

Tragjedi në Malin e Bardhë, ku një ortek i shkëputur nga pjesa e Malit të Mallkuar ka shkaktuar vdekjen e të paktën 9 personave, si dhe plagosjen e 9 të tjerëve.

Autoritetet lokale janë në luftë me kohën për të shpëtuar të humburit që për momentin rezultojnë të jenë 4 vetë, ndoshta britanikë dhe spanjollë.

Ndërkohë, mes viktimave rezultojnë të jenë dy gjermanë, dy spanjollë dhe dy zviceranë.

“Sapo kemi zbuluar tre trupa nën ortek dhe po kërkojmë të tjerët”, ka deklaruar për gazetarët prefekti i Savoiës së Sipërme, Philippe de Rumigny, pa saktësuar kombësinë e viktimave.

Shkak për ortekun që përfshiu alpinistët ka qenë shembja e një masivi akulli nga Mali i Mallkuar, që ra rreth orës 04:30, me orën lokale, dhe goditi me forcë terrenin ku përfundoi.

Në vendin e ngjarjes po punojnë ende skuadrat e shpëtimit të lokaliteteve të Savoiës së Sipërme dhe Shamoniksit, të ndihmuara nga disa njësi me qenë të stërvitur në dëborë.

Sipas autoriteteve franceze, bëhet fjalë për ortekun më fatal të viteve të fundit. Ministri i Brendshëm, Manuel Valls, përmes një mesazhi ka shprehur hidhërimin e tij të thellë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›