E Diel, 1 Nëntor 2026

Franceska Gentes i keni dhene rendesiLiam Gerta e vetja qe mund Francesken

Liami e Franceska qendrojne ne zonen e pishine duke biseduar. Franceska shprehet se kjo jave ka kaluar shume shpejt e arsyeton se kur ka debate ne shtepi koha kalon me shpejt. Ajo tregon se Arbri i ka pohuar se ka frike per nominimet e kesaj jave por ajo arsyeton se Arbri duhet tia kete thene me tendence pasi dhe po ta mendoje me te vertete nuk do ta pohonte. Liami shprehet se Arbri eshte orator por perserit vetveten dhe Franceska thote se nuk i pelqen fakti qe Arbri vetem flet e nuk i degjon te tjeret. Ajo shprehet se te gjithe kane nga nje te mete e per veten thote se flet me ton te larte.

Ajo i tregon Liamit se Erioni i kishte thene Gentes qe po te dalin ne nominim te dy largohet Genta. Liami shprehet se Erioni i ka dhene veten pozicion te mire e Franceska thote se eshte e sigurt qe eshte nder personat qe e kane shijuar me se shumti kete eksperience. Ajo shton dhe Liamin ne kategorine e saj duke thene se ata te dy jane te vetmit qe kane qeshur shume ne BB ndersa Ermalin e Genten nuk i perfshin ne kete kategori. Liami shprehet se ata te dy dine te mbajne pozicionin e tyre ndersa si pergjigje ndaj Franceskes thote se Erioni eshte tip i vecante. Liami flet per Olen e tregon se ajo i ka thene se e ka ndjekur nga jashte dhe e pelqente ndersa tani po thote te kunderten.

Franceska pergjigjet se Ola nuk eshte koherente e Liami shton se nuk do ti jape me vlera asaj. Franceska e keshillon Mos u merr me persona qe nuk ia vlen. Ajo shton se Erioni po behet aktiv por tani eshte shume vone. Franceska mendon se personat qe do te largohen jane Tani Ola Edi Graciano Gerta Erioni ndersa Genta ka mundesi te jete ne finale si pasoje e rendesise qe ata i kane dhene. Liami shprehet se tashme ata jane te gjithe te fituar per deri ku kane arritur. Te dy ata shprehen se duan te jene ne finale e madje te fitojne per te perfituar dhe shumen e parave. Genta vjen prane tyre dhe e pyet nese Liami mendon me te vertete qe Gerta do te jete ne finale e ai pohon duke shpjeguar se ajo eshte e vetmja qe mund te matet me Francesken per oratori.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›